Kryetari i Partisë Demokratike, PD Lulzim Basha përshëndeti forcat e armatosura të NATO-s për nisjen e stërvitjes ushtarake Defender 21, në vend.
Në një dalje për median, më 4 maj, Basha u shpreh krenar për punën e qeverisë së PD-së dhe të tij si ministër i Jashtëm për rolin në anëtarësimin e vendit në NATO.
Ai theksoi se prania e ushtarëve amerikanë është një “mesazh i qartë për këdo që ëndërron kthimin e Ballkanit në një fuçi baroti”.
“Kjo është një aleancë politiko-ushtarake, në bazë të së cilës qëndron demokracia”, përfundoi Basha.