Basha e quan kërkesën e BE-së për dialog me qeverinë “vendim politik”

Basha e quan kërkesën e BE-së për dialog me qeverinë “vendim politik”

Kreu i Partisë Demokratike, pas mbledhjes së Asamblesë së PPE-së deklaroi për gazetarët shqiptar në Bruksel se kërkesa e Këshillit Evropian për dialog me qeverinë ishte një vendim politik, që kishte pak lidhje me rrethanat dhe problemet e Shqipërisë.

Sipas Bashës “burokracia europiane ka një mënyrë të shprehuri, e cila racionalizon vendimet politike të Këshillit Europian, ndërsa për Shqipërine dhe shqiptarët gjërat janë të qarta, pa demokraci nuk ka Europë”.

Ai shtoi se vendi do të përparojë kur të funksionojë demokracia dhe shteti i së drejtës.

Basha la të kuptohej se moshapja e negociatave ishte për shkak të rënies së demokracisë në vend, jo mungesa e dialogut opozitë-qeveri.

Ai denoncoi vazhdimisht atë që e ka quajtur “vjedhja masive” e votave në zgjedhjet e 25 prillit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>