![Lulzim Basha Basha: 200 mijë euro për zyrën e një ministri, gjatë koronavirusit](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/03/Lulzim-Basha-deklarate.jpg)
Lulzim Basha, kryetari i PD-së pohoi se qeveria edhe në kohë pandemia ka shpenzuar 200 mijë euro për zyrën e një ministri. “Është i vetmi vend në Ballkan, ku shpenzohet 200 mijë euro për një zyrë ministri”, tha ai për News 24.
Basha akuzoi qeverinë se lekët e buxhetit po i shkojnë vetëm 5 oligarkëve:
“Prokurimet e mëdha i marrin vetëm 5 njerëz, koncesionet dhe PPP-të, dhe gjithë buxheti i shqiptarëve është për ta. Që hanë dhe pinë me Edi Ramën dhe 3-4 ministrat e tij. Rezervat këtu janë”.