Basha – Ekonomia e vendit në dorë të krimit

Basha – Ekonomia e vendit në dorë të krimit

” Sektori i ndërtimit  po bie në dorë të krimit, sektori i turizmit po ashtu, sektori bankar po ashtu nga angazhimi i bandave të caktuara në sektorin bankar me mburojë të drejtpdrejtë nga Edi Rama.  Të dhëna tronditëse do të publikohen në javët e ardhshme nga partnerë ndërkombëtarë. Së shpejti, e gjithë infrastruktura e vendit, koncesionet, edhe skema 1 miliarda euro, do t’i japë krimit nën kontroll, gjithë vendin”. Kështu u shpreh Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvend, sot.

Zoti Basha foli për përhapjen e krimit kudo në vend. Ai  tha se:

Shqipëria është sot në gjunjë para krimit. E pambrojtur, e trembur, e pasigurtë dhe përgjegjësi je ti Edi Rama, se ke përgjegjëisnë dhe je në shtrat me krimin.

Kriminelët vrasin në mes të ditës në mes të shtetit dhe ti zgërdhihesh. Nuk ke vthënë asnjë fjalë këtu për viktimat e pafajshme të tritolit dhe kallashanit se ti je i pandjeshëm dhe në kuptimin personal. Janë plagosur kët dy ditë një 55-vjeçar dhe një 18-vjeçar nga bandat.

Kryetari i opozitës akuzoi Kryeministrin Rama si përgjegjësin kryesor për gjendjen e krimit në vend, duke u shprehur se “nuk luftohet dot krimi i organizuar kur Rama është vetë krim i organizuar”.

“Sa për bilanc, në 4 vite qeverisje ti ke arritur ta ndryshosh drejtimin politik të vendit. Në vend të kishte Shqipëria prioritet punësimin e integrimin ka temë të ditës drogës, krimin, lidhjen e tua me krimin dhe rritjen e aktivitetit kriminal. E pe Barometrin e Ballkanit, gjysma e popullsisë dëshiron të largohet”, – shtoi Zoti Basha.

Në fund, Kryetari i PD-së tha se deputetët e mazhorancës janë të lidhur me krimin.  Ai u shpreh se:

Gjysma prej jush ka ardhur në Parlament nga krimi. ëRama sulmon një orë opozitën dhe nuk thotë asnjë fjalë për krimin. Pse? Sepse është njësh me ta. Të dënuar me drogë, prostitucion dhe vrasje u bënë deputetë nga Edi Rama. Partinë tuaj e sundojnë kriminelët. Në zyrat tuaja ju ngrenë pistoletat banditët.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>