Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në një takim me të rinjtë e Elbasanit ripërsëriti mbështetjen e BE-së për Partitë Demokratike dhe programin e saj të arsimit:
“Kryeministri në ikje që u tërbua, tha se kjo [ konferenca me pjesmarrrjen e eurokomisoneres Marya Gabriel] është ndërhyrje në punët e brendshme.
Nuk është ndërhyrje në fushatë por është shprehje e besimit që kanë evropianët tek rinia shqiptare dhe tek Partia Demokratike dhe tek planet tona që së bashku me ta ti japim të rinjve dhe të rejave shqiptare të njëjtat mundësi të njëjtat mekanizma si rinisë Europiane”.
Ai i kërkoi të rinjve të votojnë për të ndryshuar gjendjen e vendit:
“Ju them që gjërat mund të ndryshojnë dhe me votën tuaj, me energjinë tuaj ju jap garancinë time personale se do të ndryshojmë, se ju do të keni të gjitha mundësitë, jo vetëm të trajnoheni në fushat që dëshironi por edhe të punësoheni në një ekonomi e cila do të zgjohet nga letargjia 8 vjeçare”.
Ai premtoi “një ekonomi që nuk do t’i takojë vetëm një apo dy oligarkëve por do t’i takojë të gjithë shqiptarëve”