Basha fajëson qeverinë: Pandemia jashtë kontrollit

Nga Exit News
Basha fajëson qeverinë: Pandemia jashtë kontrollit

Kreu  i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi të enjten se qeveria ka dështuar me pandeminë.

Gjatë diskutimit me mjekët Basha tha se “qeveria ka fshehur shifrat reale të pandemisë” dhe se kjo është një vepër penale.

Ai i bëri thirrje qeverisë të tregojë numrat e të infektuarve dhe të viktimave.

“Mbi 6000 qytetarë kanë vdekur e këto nuk janë numra” tha Basha në një takim me mjekët të enjten pasdite.

“Rama na renditi të tretët në botë për numrin e vdekjeve nga COVID”, tha Basha gjatë takimit.

Ai akuzoi qeverinë socialiste se ka prioritet vetëm “propagandën dhe fshehjen e fakteve”.

Kryedemokrati tha se nuk ka asnjë informacion mbi numrin e testimeve që bën ISHP dhe privati dhe shtoi se “numri i testimeve mbetet i ulët”.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>