Kryetari i PD-së Lulzim Basha u shpreh se Aleanca për Ndryshim ka fituar zgjedhjet parlamentare të 2021.
“Falemidnerit të gjithë qytetarëve shqiptarë që zgjodhën ndryshimin. Kjo është fitore e qartë për popullin shqiptarë dhe Aleancën për Ndryshim. Vullneti i popullit është në kutitë e votimit. Unë kam besim se numëruesit dhe komisonerët do të mbyllim sipas ligjit e me durim. Siç kam thënë në fund të procesit Shqipëria fiton”, tha Basha për median.
Procesi i votimit u mbyll në orën 19:00. Deri tani, sipas të dhënave të KQZ-së, pjesmarrja në votim është mbi 48 përqind. Procesi i numërimit ende nuk ka filluar.