Kryetari i PD-së Lulzim Basha e quajti garën e brendshme në parti për zgjedhjen e kryetarit të ri një provë të vlerave. Në një takim me mbështetësit e PD-së në Shijak dhe në njësinë numër 6 në Tiranë, të martën, Basha u shpreh se gara është shembull se:
“Jemi të gatshëm dhe gati për të administruar daljen nga kriza dhe për të përmbushur aspiratat e tyre për ndryshim”.
Ai tregoi se betejat e PDnë opozitë vetëm e kanë forcuar atë dhe “farkëtuan shpirtin e qëndresës tek demokratët”. Basha akuzoi PS se pas blerjes së votave më 25 prill tani po sulmon me propagandë PD-në:
“Ndaj menjëherë pas kësaj masakre janë hedhur me një makineri te sofistikuar propagande në agresion sërish ndaj Partisë Demokratike”.