Basha: Garën e brendshme e përdorura për t’ju bashkuar

Nga Exit News
Basha: Garën e brendshme e përdorura për t’ju bashkuar

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se garën e brendshme e ka përdorur për të bashkuar demokratët.

PD është një familje e vetme e vlerave dhe “këtë e tregon edhe gara që bëjmë, konkurrenca që kemi, debati që bëjmë brenda nesh”, u shpreh ai në takimet me mbështetësit e PD-së në Paskuqan, e Peqin.

Basha bëri thirrje për pjesmarrje massive në votimin e së dielës në parti, sepse:

“Duhet të dalim nga kjo betejë mendjendarë e jo të çoroditur. Duhet të dalim nga kjo betejë të vendosur e të bashkuar siç jemi, për t’i shkuar deri në fund luftës për demokraci”.

Ai theksoi se “nuk mund të kemi 2 mendime, e nuk mund të ulemi në 2 karrige, ose 25 prilli ishte masakër zgjedhore ose ishte fitore e e Edi Ramës”.

Ndaj, u shpreh Basha “unë nuk mund të pranoj të shkel mbi sakrificën e demokratëve”, dhe nuk do të pranoj bashkëpunimin me të.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme