Opozita e bashkuar: 5 kushte për të nisur bisedimet për reformën zgjedhore

Opozita e bashkuar: 5 kushte për të nisur bisedimet për reformën zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha njoftoi sot se opozita e bashkuar është gati të jetë pjesë e diskutimeve për reformën zgjedhore.

Pas një takimi me aleatët, Basha tha se opozita i ka dorëzuar kryeministrit Rama një ‘plan për reformën zgjedhore’.

Exit.al sjell më poshtë pikat kryesore të kushteve që opozita e bashkuar ka vënë për të nisur bisedimet për reformën zgjedhore, përcjellë nga zyra e shtypit e PD:

 1. Procesi i bisedimeve për [reformën zgjedhore] duhet të drejtohet nga përfaqësues ndërkombtarë të BE-së apo SHBA-ve dhe në të të mos marrin pjesë persona që janë objekt i hetimeve për vjedhjen e zgjedhjeve.

 2. Reforma është e pamjaftueshme për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Rekomandimet e OSBE-ODIHR kërkojnë ndërhyrje në legjislacion, duke përfshirë Kodin Zgjedhor, ligjin e administratës publike, ligjin për Policinë e Shtetit, Ligjin për Mediat Audio-Vizive, etj.

 3. Për Reformën Zgjedhore duhet fillimisht vullnet politik për të garantuar zgjedhjet demokratike dhe qeverisjen përfaqësuese dhe kushtetuese, dhe më pas me zgjidhjen e çështjeve me karakter teknik.

 4. Opozita duhet të ketë garancinë shtetërore për barazi të subjekteve zgjedhore dhe zhvillimin e zgjedhjeve demokratike.

5. Opozita duhet të ketë garancinë se qytetarëve do t’i jepet mundësi e vërtetë  vendimmarrje të drejtëpërdrejtë, përmes bërjes efektive të referendumeve.

Propozimet konkrete teknike  të opozitës për reformën zgjedhore nuk janë bërë ende publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>