Basha: Gjykata Kushtetuese me fuqi prapavepruese cënon parimet e shtetit të së drejtës

Basha: Gjykata Kushtetuese me fuqi prapavepruese cënon parimet e shtetit të së drejtës

“Partia Demokratike nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit dhe nuk ka për t’i njohur ato”, ky ka qenë qëndrimi i artikuluar nga kryetari Lulzim Basha.

Në një postim në faqen zyrtare të tij në Facebook, Basha ka theksuar se kriza politike në Shqipëri nuk mund të zgjidhet me pandëshkueshmëri duke theksuar edhe njëherë se ai nuk do të heqë dorë nga kërkesa për ndëshkimin e atyre që vodhën zgjedhjet dhe bashkëpunuan me krimin.

postimin e tij Basha thotë se qëndrimi i përcjellë nga disa prej përfaqësive ndërkombëtare në Shqipëri se zgjedhjet e 30 qershorit mund të shqyrtohen në Gjykatën Kushtetutese kur ajo të ngrihet është antiligjor:

Qëndrimi le ta uzurpojë pushtetin vendor Edi Rama në mënyrë antikushtetuese dhe të paligjshme, se pas ca muajsh do krijojmë Gjykatën Kushtetuese dhe pastaj gjykon ajo me prapaveprim, bie ndesh me parimet e shtetit të së drejtës dhe me parimet bazë të demokracisë.

Sipas Bashës 30 qershori ishte “jo vetëm veprim anitkushtetues dhe antidemokratik, por edhe një veprim me kosto politike e shoqërore që dëmton direkt interesat e qytetarëve”.

Kryetari i Partisë Demokratike u ndal gjithashtu edhe te rezultati i këtyre zgjedhjeve, rezultat të cilin ai e cilësoi “të manipuluar me çdo mjet dhe mënyrë” ndërsa tha më tej:

Çdokush që pranon në heshtje apo pajtohet me vetëdije me këtë shkatërrim të Kushtetutës dhe të institucionit themelor të demokracisë, zgjedhjeve të lira, nuk i shërben as demokracisë dhe as interesit të shqiptarëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>