Basha: Grabitja e Teatrit kombëtar, akt lufte

Nga Exit News
Basha: Grabitja e Teatrit kombëtar, akt lufte

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama se në vend që të fokusohet për të gjetur një mënyrë daljeje nga kriza e Covid-19, mendon se si të grabisë tokën e Teatrit Kombëtar.

Basha e quajti vendimin për kalimin e pronësisë së Teatrit Kombëtar tek Bashkia Tiranë si “akt lufte ndaj artit dhe qytetarisë dhe provokim ndaj BE dhe përfaqësuesve të saj në vigjilje të Ditës së Europës.”

Më 8 maj, në mënyrë të papritur, u bë publik botimi në fletoren zyrtare të vendimit të qeverisë për t’i kaluar tokën e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë.

Ky vendim mund të jetë hapi i parë drejt shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar për të ndërtuar aty sipas projektit të qeverisë, një teatër të ri.

Projekti i qeverisë, sikurse kemi argumentuar, lë të lirë rimarrjen e projektit të zhvillimit nga privatët të zonës pas teatrit, përfshi tjetërsimin e tokës publike në favor të privatëve.

Për më shumë se 2 vjet, qindra artistë dhe aktivistë kanë protestuar çdo ditë kundër shembjes së godinë së teatrit.

Pas bërjes publike të vendimit të qeverisë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen për mbrojtjen e Teatrit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>