Basha hedh votën e tij negative në njësinë 8

Nga Exit News
Basha hedh votën e tij negative në njësinë 8

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka votuar sot, në njësinë 8 në procesin e skualifikimit të kandidatëve për deputetë. Kandidatët e njësisë 8 janë:

  1. Anila Jani
  2. Arta Sakja
  3. Eni Kasmi
  4. Gentjan Muça
  5. Ilir Pilku
  6. Jorida Tabaku
  7. Nderim Horeshta
  8. Tomorr Alizoti
  9. Uran Abazi
  10. Vehap Kola

Pas votimit, Basha deklaroi se në këtë proces vota anëtarësisë vendos, duke theksuar se nuk ka asnjë të humbur.

Sipas tij, të skualifikuarit nga kjo garë do të shërbejnë si burime njerëzore në qeverisjen e PD-së.

Basha iu përgjigjë edhe deklaratave të kryeministrit Rama mbi procesin që po zhvillohet në PD.

Ai tha se Rama ka 22 vjet që drejton partinë në bazë të parimeve jodemokratike.

“Për 22 vite ai refuzon t’i bindet rregullave të garës. Ai nuk organizon garë në PS, i ka harruar zgjedhjet”.

Anëtarësia e PD ka votuar në të gjithë vendin për të hequr nga lista e kandidatëve për deputet, kandidatët që nuk preferon.

Deri më tani janë skualifikuar nga gara ish-kryebashkiakun e Kukësit Bashkim Shehu,  ish-kryebashkiakun e Tropojës Besnik Dusha, ish-deputeti Klevis Balliun dhe ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>