Basha i bën thirrje BE-së dhe SHBA-ve të ndalojnë presionin e qeverisë ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës

Basha i bën thirrje BE-së dhe SHBA-ve të ndalojnë presionin e qeverisë ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas sulmit të Prokurorisë nga Kryeministri Rama. Zoti Basha i ka bërë thirrje BE-së dhe ShBA-ve “të bëjnë presion ndaj kryeministrit dhe shumicës qeverisëse që të ndërpresin menjëherë këtë fushatë kërcënimesh dhe presioni ndaj drejtësisë, e cila ka për qëllim gjunjëzimin e drejtësisë dhe garantimin e pandëshkueshmërisë së politikanëve të ekspozuar publikisht si të lidhur me krimin.”

Ai shprehet se shumica qeverisëse ka ndërmarrë një fushatë kërcënimesh ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës.

“Fushata e kërcënimeve dhe sulmeve që Edi Rama, Fatmir Xhafa, Saimir Tahiri dhe shumica në pushtet kanë ndërmarrë prej tre ditësh ndaj prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë është një lojë e rrezikshme për gjunjëzimin e drejtësisë dhe thellimin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri”, — tha Zoti Basha.

Gjithashtu ai tha se “nëse qeveria do të lejohet të shantazhojë, kërcënojë dhe frikësojë drejtësinë, korrupsioni dhe krimi në Shqipëri do të rritet më tej. Nëse politikanë nën hetim për lidhje me trafikun e drogës si Saimir Tahiri lejohen të kërcënojnë dhe shantazhojnë drejtësinë, në Shqipëri do të thellohet sundimi i krimit dhe korrupsionit”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>