Basha: I jam lutur Edi Ramës të menaxhonte në kohë krizën

Basha: I jam lutur Edi Ramës të menaxhonte në kohë krizën

“I jam lutur Edi Ramës kur ishte akoma në kohë që të bënte ç’ishte e mundur për të menaxhuar situatën, sepse kjo nuk është një kohë për të bërë llogari politike”. Kështu ju përgjigjë Lulzim Basha pyetjes së gazetares Nisida Tufa në emisionin “Kjo Javë”, të shtunën, duke ju referuar situatës së kovidit në vend.

Basha sqaroi se plani i tij me 5 pika nuk është për llogari politike:

“Ne e kemi propozuar planin me 5 pika sepse jeta nuk mund të kthehet dhe kemi braktisur çdo lloj kalkulimi politik e elektoral.

I gjithë diskutimi opozitar sot nuk bëhet duke patur parasysh 25 prillin, por duke synuar shpëtimin e sa më shumë jetëve dhe lehtësimin e barrës ekonomike të familjeve të prekura”.

Ai i bëri thirrje Kryeministrit Rama të veprojë pasiqë ai “nuk guxon as të flasë, as të marrë masa për të ndalur përhapjen, as për të ndihmuar mjekët në spitale, dhe as për të ndihmuar ekonomikisht familjet me persona të sëmurë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>