Basha i kërkon ministrit gjerman Roth të ngrejnë zërin për vjedhjen e votave

Nga Exit News
Basha i kërkon ministrit gjerman Roth të ngrejnë zërin për vjedhjen e votave

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i kërkoi ministrit gjerman për Evropën të “denoncoj masakrën zgjedhore të 25 prillit, para se të jetë vonë”.

Në një dalje për median pas takimit me ministrin Roth, të premten, Basha u shpreh se:

I kam kërkuar ministrit të denoncojnë masakrën e 25 prillit, para se të jetë vone, që të mos lejojnë që Shqipëria të jetë e mbushur me kriminelë në Kuvend, e drogë”.

Basha u shpreh i bindur se e vetmja mundësi që vendi të ecë përpara është rruga drejt integrimit evropian.

Por ai u shpreh se vendi nuk i ka plotësuar kushtet dhe ka mbetur në ‘vend numëro’, për 8 vite:

Për fat të keq edhe nga raportet, Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet e vendosura nga BE, të cilat janë rënduar më shumë nga zgjedhjet e 25 prillit”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>