Basha i kërkon qeverisë të dërgojë mjekë në Luginën e Preshevës

Nga Exit News
Basha i kërkon qeverisë të dërgojë mjekë në Luginën e Preshevës

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka kërkuar qeverisë të dërgojë personel mjekësor në Luginën e Preshevës për t’i ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Në një postim në Twitter, Basha i bëri “thirrje qeverisë të ofrojë asistencë shëndetësore përmes personelit mjekësor. Ndihma për vëllezërit dhe motrat tona atje është detyrim kombëtar dhe kushtetues”.

Në Luginën e Preshevës ka një person të infektuar me Covid-19.

Kryeministri Rama ka dërguar më parë në Itali 30 personel mjekësor, 10 mjekë dhe 20 infermierë, për të shërbyer në Spitalin e Brescias. Italia është vendi me numrin më të lartë të vdekjeve në botë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>