Basha i kërkon qeverisë të subvencionojë çmimin e energjisë

Nga Exit News
Basha i kërkon qeverisë të subvencionojë çmimin e energjisë

Kreu i PD, Lulzim Basha fajësoi qeverinë dhe kryeministrin Rama për rritjen e çmimit të energjisë që u paralajmërua më herët.

Rritja e çmimit është përgatitur nga qeveria sipas Bashës ndërsa theksoi se në 8 vitet e fundit, shqiptarët janë përballur me çmimet më të larta në rajon.

Basha kërkoi nga qeveria të mbështesë qytetarët në rast të rritjes së çmimit të energjisë por shtoi se kjo gjë nuk ka për të ndodhur pasi sipas tij shqiptarët u braktisën në rastin e tërmetit dhe pandemisë.

Përveç subvencionimit të çmimit të energjisë elektrike nga qeveria, Basha kërkoi gjithashtu heqjen e taksës 240 lek/litër për naftën, uljen në 6% të TVSH për ushqimet bazë, mbështetjen e shtresave në nevojë dhe ristrukturimin e buxhetit.

Kreu i PD akuzoi OSHEE dhe KESH për shpenzime luksi dhe favorizim të oligarkëve duke mos i faturuar konsumin real.

Kryeministri Rama njoftoi të dielën për një rritje të mëtejshme të çmimeve, për shkak të krizës të cilën e cilësoi “të jashtëzakonshme” në sektorin e energjitikës, që ka prekur tregjet botërore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>