Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka premtuar nga Korça, të dielën paradite, se do të heqë të gjitha tarifat e biznesit të vogël, me xhiro deri në 140 milionë lekë, me përjashtim të një taksë vjetore të barabartë me 0,5 përqind të xhiros.
Gjithashtu, tatimi mbi fitimi për bizneset e mëdha do të bëhet 9 përqind.
Ky propozim për biznesin e vogël nga Basha, vjen pasi disa javë pasi Rama propozoi heqjen e të TVSH-së dhe tatimin mbi fitimin për biznesin e vogël.
Basha premtoi edhe se vitin e parë të qeverisjes së tij inspektorët nuk do të kontrrollojnë bizneset.