Basha i kundërpërgjigjet propozimit të Ramës: Biznesi i vogël taksë 0,5 përqind të xhiros, asnjë tarifë tjetër

Nga Exit News
Basha i kundërpërgjigjet propozimit të Ramës: Biznesi i vogël taksë 0,5 përqind të xhiros, asnjë tarifë tjetër

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka premtuar nga Korça, të dielën paradite, se do të heqë të gjitha tarifat e biznesit të vogël, me xhiro deri në 140 milionë lekë, me përjashtim të një taksë vjetore të barabartë me 0,5 përqind të xhiros.

Gjithashtu, tatimi mbi fitimi për bizneset e mëdha do të bëhet 9 përqind.

Ky propozim për biznesin e vogël nga Basha, vjen pasi disa javë pasi Rama propozoi heqjen e të TVSH-së dhe tatimin mbi fitimin për biznesin e vogël.

Basha premtoi edhe se vitin e parë të qeverisjes së tij inspektorët nuk do të kontrrollojnë bizneset.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>