Basha: I lutem përulësisht qeverisë të detajojë planin e saj dhe shtojë fondet

Nga Alba Mborja
Basha: I lutem përulësisht qeverisë të detajojë planin e saj dhe shtojë fondet

Kryetari i Partisë Demorkatike Lulzim Basha ka postuar në Facebook një mesazh të gjatë publik ku ka falenderuar qytetarët për zbatimin e kufizimeve dhe rregullave të vendosura nga qeveria dhe u ka për t’u bërë atyre thirrje që të kujdesen për të kapërcyer së bashku këtë gjendje të rëndë.

Basha i ka kërkuar edhe një herë qeverisë kërkesat e përsëritura për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në të gjithë territorin e vendit—gjendja e jashtëzakonshme është në fuqi deri në fund të marsit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, pasi u shpall pas tërmetit të 26 nëntorit.

Basha përsëriti edhe një herë thirrjen për mbylljen e bizneseve të fasonerisë, qendrave telefonike dhe bizneseve me densitet të lartë punonjësish në mjedise të mbyllura, të cilat kanë mundësi më të lartë për përhapjen e infeksionit.

Basha nuk ka përmëndur pikat e planit të tij 8-pikësh ekonomik, por është përqendruar në pagesën e rrogave të punonjësve që nuk janë në punë me qëllim që ata të garantojnë minimumin jetik.

Për këtë qëllim, ai i ka kërkuar qeverisë të ndërpresë shpenzimet e parëndësishme dhe të hartojë një paketë të dytë në mbështetje të qytetarëve të prekur.

Me një frymë konstruktive, Basha u shpreh:

“Dua të përsëris përulësisht thirrjen time ndaj qeverisë të mos vonojë detajimin e paketës së ndihmës që ka shpallur dhe të bëjë gati një paketë tjetër, sepse kjo është qartësisht e pamjaftueshme.”

Pasi u është lutur qytetarëve të vazhdojnë të tregohen të kujdesshëm, të zbatojnë masat e distancimit social, dhe të zbatojnë “pikë për pikë udhëzimet e detajuara nga Policia e Shtetit”, Basha i ka kërkuar  sërish qeverisë të veprojë shpejt me zbatimin e planit të saj për krizën.

“E lus qeverinë që, menjëherë, hapat e shpallur t’i detajojë dhe t’i bëjë efektive për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë,” ka theksuar ai.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>