Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur i pari në mbledhjen e Kryesisë dhe ka vendosur piketat se si duhet të zhvillohet diskutimi.
Ai ka lënë të nënkuptohet se nuk mund të lejohen kritikat ndaj PD-së për zgjedhjet e 25 prillit, por vetëm ndaj Edi Ramës.
“Nuk mund të pranojmë që gishti duhet drejtuar në këtë sallë, përpara se ta drejtojmë te kundërshtari që kemi përballë,” u shpreh ai.
Basha deklaroi se nuk mund të ketë dy vizione të kundërta për betëjën kundër regjimit Rama-Doshi:
“Në këtë parti ka vend për të gjithë, ka vend për idetë e gjithsecilit mbi mënyrën se si duhet cuar përpara beteja me regjimin Rama-Doshi. Megjithatë, kam bindjen dhe ndjesinë e fortë se nuk mund të kemi vizione të ndryshme mbi 25 prilllin”.
Ai tha se është objekt i sulmeve denigruese nga propaganda e qeverisë:
“Jam shënjestra e parë e kësaj fushate denigruese që mbahet në këmbë nga një makineri propagandistike e madhe”.