Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu përgjigj të hënën në një intervistë sulmeve të kryeministrit Edi Rama.
Ai është shprehur se Basha nuk e drejton PD-në dhe e ka cilësuar si “kukull të Berishës dhe Metën”.
I ftuar në ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Basha tha se e ka treguar me vepra se PD drejtohet prej tij. Basha tha se mban përgjegjësi për çdo veprim.
“Përgjigjen e ka marrë jo vetëm me fjalë dhe vepra, kryetar i PD jam unë dhe mbaj përgjegjësi për çdo veprim timin”, tha Basha.
Basha tha se zgjedhjet e 25 prillit do të sjellin ndryshimin për Shqipërinë.
Ai tha se këtë e ka ndjerë në takimet që ka bërë më qytetarët në të gjithë Shqipërinë.
“Unë ndjej një etje për ndryshim, që i ka bashkuar shqiptarët përtej gjykimeve politike Takoj anëtarë të PS që do votojnë për ndryshimin, ndryshimi vjen duke votuat PD dhe programin tonë, mungesë e programit dhe bilancin e shtyn drejt marrëzive totale”, tha Basha.