Kryetari i PD-së Lulzim Basha mohoi formimin e një qeverie të përbashkët me kryeministrin Edi Rama.
“Në 25 prill shqiptarët do votojnë numrin 9 për ta larguar Ramën dhe ai nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë. Koha e tij ka mbaruar. Ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do fitojë”, shkroi Basha në Twitter.
Reagimi i tij erdhi pas deklaratave të kryeministrit Rama se ishte i bapur të bënte koalicion me Bashën, nëse ai largohej nga Berisha dhe Meta.