Kreu i Partisë Demokratike iu përgjigj kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit i kujtoi garën për Bashkinë e Tiranës.
“Rruga 8-vjeçare dihet se ku na ka çuar. Projeksionet e kësaj rrugë dihen po ashtu, i ka publikuar OKB-ja. Që me këto ritme Shqipëria do të katandiset në një vend me 1 milionë njerëz, shumica mbi moshën 55 vjeç”, tha Basha.
Ai u tha qytetarëve se më 25 prill nuk duhet të lejojnë që PS të marrë mandatin e tretë.
“Pas 8 vitesh dështimesh a do t’i hapet prapë dera dështakut për herë të tretë edhe 4 vjet të tjera? Sigurisht që jo! Këtë e dëgjoj kudo. Jo thoni ju, jo thotë Shkodra, jo thotë Vlora, Korça, Fieri dhe Berati”, tha Basha.
Pra, miqtë e mi mos harroni entuziazmi juaj është paralajmërimi i ndryshimit, por ndryshimi i vërtetë është përgjegjësia juaj.
Basha u tha qytetarëve se është përgjegjësia e tyre që të mos lejojnë asnjë pa dalë për të votuar kundër PS.
“Vetëm duke dal të gjithë, duke votuar numrin 9 do të vij ndryshimi të cilin e duan dhe e presin dhe e meritojnë të rinjtë shqiptarë dhe prindërit e tyre”, tha kreu i PD.
Rama tha të martën duke folur për garën për Bashkinë e Tiranës se “Basha premtonte nënë e babë para 10 vitesh, por dy i kishte spektakolare sipas tij, tramvajin dhe uljen e çmimit të bukës”.
Rama tha se pavarësisht se si e fitoi garën, Basha nuk pa më askënd si kryebashkiak për 4 vite “pasi sytë iu mbyllën për gjumë”.