Kryetari i PD-së Lulzim Basha i prezantoi programin e tij ekonomik të rinjve në Kukës, të premten. Basha i premtoi të rinjve se qeveria e PD-së do të:
Rrisë pagën minimale në 360 mijë lekë apo 300 euro.
Financimi 100 përqind i interesave të kredive bankare për çiftet e reja që blejnë një banesë. në fund të 4-vjeçarit, 20 mijë çifte të reja do të t’i paguhen interesat bankare nga qeveria.
30 mijë lekë të vjetra në muaj për çdo fëmijë të porsalindur, deri sa të bëhet 5 vjeç.
100-110 mijë vende të reja pune kryesisht për të rinjtë brenda katër viteve të para.
Basha u shpreh edhe se trajtimi i barabartë, dhe hapja e konkurueshmërisë nga qeveria e tij do të lërë në xhepat e biznesit “miliona që sot shteti jua merr dhe ju nuk e dini se ku i çon”.