Kreu i PD-së, Lulzim Basha i quajti ‘thërrime’ ndihmat e qeverisë për biznesin gjatë pandemisë.
Gjatë një takimi me bizneset në autostradën Tiranë-Durrës, Basha u shpreh:
“Tek ne nuk mbahen mend ato thërrime që u dhanë, ku me një dorë iu dhanë, me një dorë ua morën.”
Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka keqmenaxhuar pandeminë e Covid-19, pasi shifrat e infektuarve dhe të vdekurve janë të larta.
Basha shtoi se qytetarët paguajnë më shumë taksa dhe se 3 milionë euro kredi janë paguar nga taksat e larta.
“Ne ju kemi shpalosur një plan konkret. Nuk janë premtime boshe. Plani ka për qëllim që të rregullojë jetët e shqiptarëve.”, u shpreh ai.