Basha i quan ‘thërrime’ ndihmat e qeverisë gjatë pandemisë

Nga Exit News
Basha i quan ‘thërrime’ ndihmat e qeverisë gjatë pandemisë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i quajti ‘thërrime’ ndihmat e qeverisë për biznesin gjatë pandemisë.

Gjatë një takimi me bizneset në autostradën Tiranë-Durrës, Basha u shpreh:

Tek ne nuk mbahen mend ato thërrime që u dhanë, ku me një dorë iu dhanë, me një dorë ua morën.”

Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka keqmenaxhuar pandeminë e Covid-19, pasi shifrat e infektuarve dhe të vdekurve janë të larta.

Basha shtoi se qytetarët paguajnë më shumë taksa dhe se 3 milionë euro kredi janë paguar nga taksat e larta.

“Ne ju kemi shpalosur një plan konkret. Nuk janë premtime boshe. Plani ka për qëllim që të rregullojë jetët e shqiptarëve.”, u shpreh ai.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>