Basha i rikthehet planit të shtatorit për zgjidhjen e krizës

Basha i rikthehet planit të shtatorit për zgjidhjen e krizës

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha takoi sot ministrin e jashtëm Di Maio. Basha tha pas takimit se e falenderoi Di Maio për ndihmën që Italia i ka dhënë Shqipërisë për përballimin e dëmeve të tërmetit.  Pyetjes së gazetarit, nëse do të ulej ose jo në tryezë me Kryeministrin Rama, Basha ju përgjigj:

“Përgjigjen për këtë pyetje e keni marrë. Dhe më vjen keq nuk kam asgjë tjetër për të shtuar përveç asaj që ju kam thënë.

Zhbllokimi i dialogut politik për reformën zgjedhore sipas propozimit të shtatorit, dhe vullneti i qytetarëve përcaktojnë cilësinë e demokracisë dhe jo fotot dhe shfaqjet mes kryetarit të opozitës dhe qeverisë”.

Kujtojmë se plani i propozuar nga PD në shtator është:

 1. Për Reformën Zgjedhore duhet fillimisht vullnet politik për të garantuar zgjedhjet demokratike.

 2. Procesi i bisedimeve për [reformën zgjedhore] duhet të drejtohet nga përfaqësues ndërkombëtarë të BE-së apo SHBA-ve dhe të mos marrin pjesë persona që janë objekt i hetimeve për vjedhjen e zgjedhjeve.

3. Reforma është e pamjaftueshme për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 4. Opozita duhet të ketë garancinë shtetërore për barazi të subjekteve zgjedhore dhe zhvillimin e zgjedhjeve demokratike.

5. Opozita duhet të ketë garancinë se qytetarëve do t’i jepet mundësi e vërtetë  vendimmarrje të drejtëpërdrejtë, përmes bërjes efektive të referendumeve.

Basha kritikoi qeverinë për përballimin e tërmetit:

“26 nëntori fatkeqësi natyrore që tregoi se sa i papërgatitur është shteti shqiptar për t’ju përgjigjur kësaj fatkeqësie.
Prapë edhe sot jemi të papërgatitur. Do të kishim të njëjtën situatë. Propozimet e opozitës janë të bëshme”.

Kryetari i PD-së shtoi se fokusi i tij dhe i opozitës është “të ndihmojmë njerëzit dhe jo të bëhemi pjesë e një shfaqje që po na turpëron, po shton dhimbjen dhe vuajtjen”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>