Basha i shqetësuar për gjendjen mendore të Ramës

Nga Exit News
Basha i shqetësuar për gjendjen mendore të Ramës

Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi të hënën se është i shqetësuar për gjendjen mendore të kryeministrit Rama, pasi ai rezufon realitetin në të cilin ndodhet vendi.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Basha u shpreh:

“Po më shqetëson gjendja mendore e një kryeministri që refuzon realitetin. Ndaj ju mblodha këtu që ai ta dëgjojë realitetin nga ju dhe jo nga unë. Ai fabrikon kauza për të mso bërë detyrën.”

Ai  i bëri thirrje Ramës që të ngrihet në detyrë që ka dhe t’i shërbejë qytetarëve:

“Unë i kërkoj të ngrihet në detyrën që ka. Qeveria e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë, jemi në gjendje të rënies së lirë.

Të shkulet nga Instagrami dhe Facebook, të ndalë shpenzimet dhe të bëjë atë që i këkron ligji.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>