Basha: Integrimi i Shqipërisë ka ngecur, kapja e shtetit kryesore

Nga Exit News
Basha: Integrimi i Shqipërisë ka ngecur, kapja e shtetit kryesore

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi të enjten në Opinion se  Shqipëria nuk i ka përmbushur kushtet për t’u anëtarësuar në BE.

Ai tha se për herë të fundit Parlamentin Europian para një jave tha qartë se Shqipëria nuk i ka përmbushur kushtet, përkundrazi janë shtuar.

“Dje lexova një shkrim që Shqipëria po përballet me rrezikun e kthimit të një shteti monopartiak”, tha Basha.

Ai përmendi se korrupsioni është rritur dhe kemi probleme si kapja e shtetit.

Ai përmendi dhe raportin e International Transparency duke thënë se dhe ai raport vendosi theksin tek kapja e shtetit.

“Kjo është arsye pse Shqipëria ka mbet në vend numëro”.

Ai tha se Shqipëria nuk është njësoj me Maqedoninë e Veriut sepse ajo ka probleme me Bullgarinë, ndërsa Shqipëria me kapjen e shtetit dhe korrupsionin.

Raporti i fundit i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ngre shqetësime të thella për gjendjen e korrupsionit në Shqipëri ndërsa ai i Transparency International (TI) shkon edhe më tej duke folur për kapje të shtetit.

Korrupsioni në Shqipëri ka ardhur duke u rritur. Ai ka kaluar nga korrupsioni i vogël, paratë nën dorë për shërbime publike, për një certifikatë, dokument, tek korrupsioni i madh kur drejtues të lartë manipulojnë dhe përvetësojnë shuma të mëdha parash.

Kapja e shtetit nuk është thjeshtë korrupsion. Korrupsion është kur shteti bën një tender për të bërë një projekt me rëndësi publike dhe me kushte teknike të ndershme por njëri nga pjesëmarrësit paguan rryshfet për t’u shpallur fitues.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>