Basha: Investimi në dixhitalizim ndal emigracionin e të rinjve

Nga Exit News
Basha: Investimi në dixhitalizim ndal emigracionin e të rinjve

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i prezantoi programin e tij elektoral për arsimit eurokomisioneres Marya Gabriel dhe përfaqësuesve të Universitetit Modul të Vjenës.

Basha u shpreh se platforma e tij për ofrimin e kurseve të “gjuhëve të huaja falas për të rinjtë shqiptarë dhe për individët shqiptarë deri në 35 vjeç”, do të prezantohet në shtator:

“Do të ofrohen 5 gjuhë të huaja: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht falas per te gjithe shqiptaret nen moshen 35 vjeç”.

Ai u shpreh se qeveria e tij do të ofrojë programe të trajnimit dhe edukimit në 20 degë të ndryshme:

“Kemi një plan konkret pune që ofron trajnim të dyfishtë profesional në njëzet lëndë që përqendrohen në disa nga përparësitë e vendit”.

Ai theksoi trajinimin e të rinjve në fushën e dixhitalizimit për t’i krijuar mundësi të punojnë në vendet e huaja duke qendruar në Shqipëri. Aktualisht, u shpreh Basha sipas statistikave evropiane, “janë 500.000 vende të lira pune vetëm në këtë fushë”.

“Trajnimi i të rinjve tanë në fushën e inovacionit, të komunikimit dhe teknologjisë së informacionit, përgatitja e të rinjve tanë, për mundësitë e punësimit[..]. Por tani jo duke braktisur vendin e tyre, por duke qëndruar aty, në qytetet e dhe komunitetet e tyre”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>