Basha iu bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së opozitës

Basha iu bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së opozitës

Lideri i opozitës Lulzim Basha i bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së opozitës ditën e sotme në orën 20:00.

Në postimin e tij lideri i opozitës iu kërkoi qytetarëve të dilnin në shesh si qytetarë të lirë, europianë për të larguar qeverinë e cila sipas tij po ju vret të ardhmen shqiptarëve.

Të gjithë bashkë sonte në orën 20:00, si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, si shqiptarë kurajozë, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh, në manifestimin kombëtar të vullnetit tonë të pakthyeshëm për Shqipërinë si gjithë Europa!

Shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre nuk ja vret dot kush të ardhmen!

Opozita do të mbajë sot protestën e nëntë kombëtare përpara Kryeministrisë. Ndërkohë ditën e djeshme në emisionin ‘Opinion’ zoti Basha deklaroi se protesta do jetë paqësore, madje ai do jetë atje sëbashku me dy vajzat dhe bashkëshorten e tij.

 

Lajme te ngjashme