Basha: Ka mundësi që njerëzit të protestojnë edhe pa vënë në rrezik shëndetin

Nga Exit News
Basha: Ka mundësi që njerëzit të protestojnë edhe pa vënë në rrezik shëndetin

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka biseduar sot në emisionin Opinion për aksionin politik të opozitës pas daljes nga gjendja e emergjencës. Ai tha se po “ne po mendojmë dhe inkurajojmë çdo formë të një rezistence qytetare”.

A janë zgjedhjet e parakohshme zgjidhja e problemit?

Unë mendoj se kthimi tek demokracia kuron çdo problem. Pandemia ka vulosur domosdoshmërinë e shoqërisë për ndryshim. Ne do të insistojmë që shqiptarët të sjellin ndryshimin që meritojnë.

A do të ketë protesta?

Ka mundësi që njerëzit të protestojnë edhe pa vënë në rrezik shëndetin. Ne po mendojmë dhe inkurajojmë çdo formë të një rezistence qytetare.

Cili është aksioni i parë opozitar pas daljes së emergjencës?

Do ta shikosh dhe do ta dëgjosh. Sot për sot do bëjmë çdo gjë mundemi për të mbështetur shqiptarët.

Zoti Basha, gjithashtu  tregoi dhe planin e tij për rihapjen e vendit, si nisja e “të paktën 1500 testime në ditë, pajisja e sistemit shëndetësor me pajisje. Nëse këto masa do të kishin nisur kur i kërkuam ne, sot një pjesë e bizneseve do të operonin pa rrisk”.

Ai foli edhe për ndryshimet e Kodit Penal të miratuar javën e kaluar, duke e bërë të qartë se “PD ka qënë kundër ndryshimeve të Kodit Penal. Masat administrative do të mjaftonin për të ndaluar kontrollin e njerëzve ndalimin e përhapjes së virusit”.

Ndërsa i pyetur për deputetët e PD-së të cilët janë sot në Parlament, Zoti Basha tha se “fundi i listave ishte llumi i listave, mend për herë tjetër. Po të qeveriste Lulzim Basha punët do të ishin ndryshe”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>