Basha: Kemi marrë besimin nga Komisioni Evropian për planet tona

Nga Exit News
Basha: Kemi marrë besimin nga Komisioni Evropian për planet tona

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se sulmoi eurokomisioneren Marya Gabriel, për mbështetjen e BE-së ndaj planeve të Bashës.

“Edi Ramës i ka ngelur ora tek Enver Hoxha, sepse kandidati për kryeministër, kundërshtari i tij siguroi mbështetjen e Komisionit Evropian”, u shpreh Basha gjatë një takimi me të rinjtë në Vaund e Dejës.

Basha kujtoi takimin e bërë para 2 javësh me universitetin e Modus në Vjenë dhe Eurokomisoneren Marya Gabriel:

“Nga selia e PD-së në prani të disa profesorëve bëmë një video konferencë me universitete evropiane me praninë e eurokomsioneres për digjitalizim Marya Gabriel”.

Ai sqaroi se “konferenca ishte pjesë e planit tonë [PD], që do ta vëmë në zbatim pas 25 prillit”.

Basha i tha të rinjve se besimi tek PD dhe progami i Bashës “është vërtetuar tashmë nga vetë Komisioni Evropian, janë të interesuar në zbatimin e këtyre planeve”.

Kryeministri Rama e akuzoi eurokomisoneren se po ndërhyn në fushatën zgjedhore në vend dhe kjo bie ndesh me standartet e BE-së, për shkak ët pranisë së saj në një konferencë të realizuar nga opozita.

Ndërsa, Komisioni Evropian u shpreh për median se eurokomisionerja ishte thirrur në konferencë nga Universiteti Modus në Vjenë dhe kishte folur për planet e Bashkimit Evropian.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>