Basha: Kërkesa e Prokurorisë në shkelje të ligjit

Basha: Kërkesa e Prokurorisë në shkelje të ligjit

Kryetari i opozitës Lulzim Basha nuk do të paraqitet sot në Prokurorinë e Tiranës, për çështjen e lobimit të PD-së në SHBA, deri sa Prokuroria të zbatojë ligjin.

“Unë jam i gatshëm të zbatoj ligjin nëse prokuroria bënë të të njëjtën gjë,” u shpreh kryeopozitari Basha në një letër dërguar Prokurorisë së Tiranës.

Kryetari i PD Basha i kërkon Prokurorisë ta ridërgojë ftesën për paraqitje duke e plotësuar sipas ligjit. Në zbatim të Kodit të Procedurës Penale (KPP), neni 308, pika 4,  njoftimi për t’u paraqitur duhet të përmbajë “parashtrimin e përmbledhur të fakteve që rezultojnë nga hetimet e bëra deri në atë çast”.

“Ju nuk keni parashtruar në njoftimin tuaj asnjë fakt që ka dalë nga hetimet, duke mos plotësuar detyrimet ligjore. Duke kërkuar gatishmërinë time për të zbatimin e ligjit, kërkoj nga prokuroria, që të bëjë të njëjtën gjë.

Në këto kushte, kërkoj plotësimin e ftesës për paraqitje, siç ju detyron ligji, duke rikonfirmuar gatishmërinë time për t’u paraqitur sipas njoftimit të dërguar nga ana juaj në përputhje me ligjin”, shkruan Basha në letrën dërguar prokurorisë.

Më 12 qershor, Prokuroria e Tiranë vendosi të marrë të pandehur kryetarin e opozitës Lulzim Basha, ish-Sekretarin e Përgjithshëm Arben Ristani dhe ekonomistin e PD-së Ilir Dervishi në lidhje me lobimin e kësaj partie në SHBA në zgjedhjet e vitit 2017.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>