Basha kërkon njohjen e Kosovës nga të gjithë vendet e BE

Nga Exit News
Basha kërkon njohjen e Kosovës nga të gjithë vendet e BE

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe një marrëveshje e ndërmjetësuar nga BE mes dy vendeve ishin çështjet që theksoi kreu i PD, Lulzim Basha në samitin e Partisë Popullore Europiane për Ballkanin Perëndimor.

Basha kërkoi angazhimin e BE-së në arritjen e një marrëveshjeje pasi “problemet e pazgjidhura mund të krijojnë kriza” duke vënë në dukje rastin e fundit për çështjen e targave.

Si hap të parë angazhimi, Basha nënvizoi njohjen e pavarësisë së Kosovës nga 5 shtete anëtare të BE-së të cilët nuk e kanë bërë ende këtë.

Spanja, Sllovakia, Qipro, Rumania dhe Greqia nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran pasi pretendojnë se një gjë e tillë duhet bërë më parë nga Serbia.

Asnjë paralelizëm nuk mund të bëhet, asnjë argument nuk mund të justifikojë mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, përderisa Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka certifikuar atë.”, deklaroi Basha në samitin e PPE-së.

Partia Popullore Europiane është një grupim partish të djathta europiane, përfshi Partinë Demokratike.

PPE funksionon si parti në rang europian dhe ka grupin më të madh parlamentar në Parlamentin Europian.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme