Basha kërkon votëbesimin e demokratëve në Berat

Nga Exit News
Basha kërkon votëbesimin e demokratëve në Berat

Kreu i Partisë Demokratike kërkoi të martën votëbesimin e demokratëve të Beratit në garën për t’u rikonfirmuar në krye të partisë.

Basha deklaroi se PD nuk kishte asnjë pushtet në zgjedhjet e 25 prillit dhe se “pavarësisht të gjithë makinacioneve dolëm më të fortë, më të mëdhenj, më të bashkuar“.

Basha aludoi se moszgjedhja e tij në krye të PD-së shkon në favor të qeverisë.

Mos t’ja japim kënaqësinë kundërshtarit që nga kjo garë që ne e bëjmë për të respektuar rregullat që na mbajnë bashkë, ta ndërpresim rrugëtimin që kemi nisur bashkë dhe që e kemi çuar shumë afër stacionit final,” u shpreh Basha.

Ai i ftoi demokratët të vazhdonin betejën për zgjedhjet e lira.

Kush mendon se beteja mbaroi me 25 prill e ka gabim , kush mendon se do të na ulë në gjunjë e ka dy herë gabim,” deklaroi Basha në takimin e mëpasshëm në Urën Vajgurore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>