
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përshendeti vendimin e Këshillit të Evropës për dërgimin pranë Komisionit të Venecias të paketës anti-shpifje të miratura nga qeveria shqiptare:
“Përshëndes vendimin e marrë nga Komiteti i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për ta çuar paketën e ashtuquajtur “anti-shpifje” në Komisionin e Venecias”.
Basha, në një postim në facebook e quajti vendimin e Këshillit të Evropës një “akt provon se dy projekligjet e kësaj pakete cenojnë drejtpërdrejtë të drejtën e fjalës dhe drejtën e informimit duke dëmtuar rëndë lirinë e mediave në Shqipëri”.
Më 20 janar 2020, Komiteti i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës i ka dërguar për mendimi Komisionit të Venecias, paketën ligjore anti-shpifje të miratuar nga qeveria Rama në 18 dhjetor, pavarësisht kundërshtive të gazetarëve, dhe shoqatave vendase dhe ndërkombëtare të gazetarëve.