Basha, koronavirusi nuk luftohet me propaganda

Nga Exit News
Basha, koronavirusi nuk luftohet me propaganda

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i bëri thirrje sot qeverisë të heqë dorë nga propaganda dhe të përgatitet seriozisht për përballimin e situatës emergjente të koronavirusit.

Duhet URGJENT heqje dorë nga propaganda dhe përgatitje serioze për përballimin e situatës së mundshme të corona virus-it që tashmë është i pranishëm në pothuajse të gjitha vendet fqinje me Shqipërinë.

Në dy postime në twitter, Zoti Basha shkruan se PD ka verifikuar qendrat shëndetësore, spitalet dhe vendkalimet kufitare dhe gjendja në të vërtet është shumë më ndryshe nga ajo që thotë qeveria.

PD po ndjek seriozisht dhe me përgjegjësi situatën për marrjen e masave kundër përhapjes së corona virus-it në vend. Grupe pune po kryejnë verifikime pranë qendrave shëndetësore, spitaleve dhe vendkalimeve kufitare, dhe gjendja nuk është siç e paraqet propaganda e qeverisë.

Ai thotë se “në pjesën më të madhe të qendrave mungojnë pajisjet mbrojtëse dhe spitalore”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>