Basha: Kosova dhe Shqipëria, politikë të unifikuar në lidhje me akt akuzat

Nga Exit News
Basha: Kosova dhe Shqipëria, politikë të unifikuar në lidhje me akt akuzat

Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se Kosova dhe Shqipërisë duhet të kenë një poltikë të unifikuar në lidhje me akt-akuzat e ngritur nga Gjykata Speciale.

Pas takimit me kreun e PDK-së, Enver Hoxhaj, Basha u shpreh:

“Kemi folur për një sfidë konkrete, që është ai i përballjes me Gjykatën Speciale. Ky proces nuk duhet lejuar të kthehet në cënim të Luftës së UCK. Për këtë kërkohet bashkërendim i plotë dhe i gjithanshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës. Të gjitha forcat politike në të dy vendet duhet të japin kontributin e tyre dhe të jenë njëzëri në mbështetje të saj. Kjo është një sfidë për avancimin e Kosovës në rrugën e integrimit”

Ndërkohë Hoxhaj u shpreh se Shqipëria duhet të japë mbështetje maksimale ndaj Kosovës.

Lufta e drejtë e UCK është themel i lirisë dhe pavarësisë sonë. Mund të ketë situata që kjo gjykatë të përdoret në të ardhmen në raport me të ardhmen e Kosovës”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>