Basha: Kriza energjitike vjen nga korrupsioni, jo nga jashtë

Nga Exit News
Basha: Kriza energjitike vjen nga korrupsioni, jo nga jashtë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi të hënën se kriza në sektorin energjitik, e paralajmëruar një ditë më parë nga kryeministri Rama, nuk ishte e ardhur nga jashtë, por për shkak të keqmenaxhimit e korrupsionit të qeverisë.

“Paratë që duhet të çonte për uljen e energjisë i ka marrë dhe ka pasuruar veten e tij dhe një grup oligarkësh që janë pjesë e thellimit të vjedhjes dhe problemit,” u shpreh Basha.

Basha kujtoi refomën në sektorin energjitik dhe premtimin e qeverisë për ulje të çmimit të energjisë, ndërsa në fakt ajo solli rritje të çmimit të energjisë dhe të karburanteve e madje edhe kosto sociale me burgosje të qytetarëve e vetvrasje në burgje.

“Pyetja shtrohet se çfarë u bë me reformën e energjisë? Ku shkuan paratë e vjelura të qytetarëve, apo gjoja të mirëadministraura? Ne e dimë se çmimi i energjisë u rrit dhe çmimi i karburantit u rrit dy herë, si një nga çmimet më të shtrenjta në rajon,” vijoi ai.

Basha tha se PD-ja kishte propozime konkrete se si të dilej nga kriza, duke iu referuar kërkesës së një dite më parë që qeveria të subvenciononte çmimin e rritur të energjisë.

“Ka vetë vetëm një mënyrë për të mbushur gropën e korrupsionit, paratë e zhvatura me PPP, tendera korruptivë, koncensione e afera, këto para të shërbejnë për të plotësuar ato hapa të menjëhershëm që ne kemi propozuar,” deklaroi Basha.

Përveç subvencionimit të çmimit të energjisë elektrike nga qeveria, Basha kërkoi të dielën gjithashtu heqjen e taksës 240 lek/litër për naftën, uljen në 6% të TVSH për ushqimet bazë, mbështetjen e shtresave në nevojë dhe ristrukturimin e buxhetit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>