Kryetari i PD-së Basha u shpreh sot pas një takimi me ambasadorin e BE-së Soreca se betja kryesore e opozitës është zhvillimi sa më parë i zgjedhjeve të parakohshme.
Në dalje nga selia e PD-së, Basha tha për gazetarët se kriza politike “është krijuar nga qeveria dhe mentaliteti i saj KÇK”.
‘’Gjithë beteja jonë është që zgjedhjet e parakohshme të behen sa më shpejt […] për të ndalur gremisjen e vendit. Për t’i dhënë shqiptarëve një qeverisje që i jep mundësi ekonomike dhe punësim, që ta ndërtojnë jetën këtu e mos të largohen. Gjithçka që po shohim në këtë vend bjerja e shpresës, kriza ekonomike […] së cilës emrin ia ka vënë vetë i pari i qeverisë. Kriza politike është krijuar nga mentaliteti i KÇK-së, sepse KÇK-ja është qeveria, Kryeministri dhe veglat e tij në pushtet.”
Basha u shpreh se qëndrimet e PD-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe vendore në një ditë nuk kanë ndryshuar. Ai e cilësoi si “detyrim për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza”.
Kryetari i PD-së theksoi se po bëhet përpjekje maksimale që reforma zgjedhore të përfundohet brenda 15 marsit. Më pas ai shoti se reforma administrative e vitit 2014 ka dështuar dhe se “në shërbim të zgjidhjes së krizës duhet të shihet edhe ajo”.
Komunikim me gazetarët
Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 12. Februar 2020