Basha, Kryemadhi kujtojnë Bashkim Finon

Nga Exit News
Basha, Kryemadhi kujtojnë Bashkim Finon

Ish-Kryeministri i Shqipërisë Bashkim Fino u nda sot nga jeta si pasojë e Covid19. Kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e kujtuan Finon, me fjalët:

Lulzim Basha:

“Me trishtim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit, ish-ministrit dhe ish-deputetit Bashkim Fino. Jam i bindur se kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm në funksion të stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Fino dhe gjithë të dashurve të tij. U prehtë në paqe!

Monika Kryemadhi:

“Me hidhërim të madh mësova lajmin se u nda nga jeta një njeri i mirë, një socialist i vërtetë. Njeriu që ishte kundër çdo konflikti absurd, i lindur për të qenë kryeministri i pajtimit.
U prehsh në paqe Bashkim.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>