Basha kujton 70 vjetorin e pushkatimit të intelektualëve

Nga Exit News
Basha kujton 70 vjetorin e pushkatimit të intelektualëve

Kreu i PD-së, Lulzim Basha kujtoi të shtunën 7o vjetorin e pushkatimit të 22 intelektualëve.

Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan:

“Si sot, 70 vite më parë regjimi gjakatar i diktaturës komuniste të Enver Hoxhës ekzekutoi pa gjyq dhe me akuza të falsifikuara 22 intelektualë. Arsyeja e vërtetë e këtij krimi ishte frika e regjimit nga forca, formimi dhe reputacioni i shkollimit të tyre në akademitë dhe shkollat më të mira perëndimore.”

Basha shtoi se sakrifica e tyre do të shërbejë gjithmonë si kujtesë për rrugën europiane të Shqipërisë.

Ai tha se “ata që e ndërprenë këtë rrugë përpara 70 vitesh dhe të tjerë që duan ta pengojnë sot, do të humbin dhe Shqipëria europiane do të fitojë”

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme