Basha kujton ditëlindjen e Pjetër Arbnorit

Nga Exit News
Basha kujton ditëlindjen e Pjetër Arbnorit

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka përkujtuar të hënën ditëlindjen e Pjetër Arbnorin.

Përmes një postimi në Facebook, Basha e quan Arbnorin Mandelën e Ballkanit dhe pohon se ai nuk bëri kurrë kompromise me të keqen.

Dua të kujtoj sot me nderim të veçantë ditëlindjen e Pjetër Arbnorit, politikanit, shkrimtarit, përkthyesit dhe humanistit të madh që kaloi 28 vite të rinisë së tij në burgjet famëkeqe të komunizmit. Pjetër Arbnori i përkiste një plejade politikanësh të rrallë, të cilët nuk bënë kurrë kompromis me të keqen, që nuk u epën para presioneve apo privilegjeve.”

Basha pohoi se vlerat e Arbnorit duhet të trashëgohen tek brezat e rinj në politikë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>