Basha kundër zgjatjes së koncesionit të aeroportit të Tiranës

Nga Exit News
Basha kundër zgjatjes së koncesionit të aeroportit të Tiranës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se nuk do të njohë vendimin për zgjatjen e koncesionit të aeroportit të Rinasit.

Qeveria ka propozuar zgjatjen me 13 vite të koncesionit për Tirana International Airport, në pronësi të kompanisë Kastrati.

Basha deklaron në Twitter se qeveria ka shkelur ligjin dhe se do ta “zhbëjë” atë kur të vijë në qeveri.

“Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” do tu kthehet shqiptarëve dhe shtetit të tyre sipas përcaktimeve fillestare të kontratës koncesionare.”, shkruan Basha.

Zgjatja e afatit të koncesionit nuk po kryhet me tender publik por me propozim të Këshillit të Ministrave dhe pret që të votohet në Kuvend.

Shtyrja është propozuar kundrejt miratimit të një plani për investime nga koncesionari që mundëson zgjerim të aeroportit dhe ulje me 20% të tarifave për pasagjer.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>