Basha: Marku dhe Prela të ndiqen penalisht, po mbyllin hetimet e vjedhjes së votave në Dibër

Basha: Marku dhe Prela të ndiqen penalisht, po mbyllin hetimet e vjedhjes së votave në Dibër

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkoi sot ndjeken penale të Prokurores së Përkohshme Arta Marku dhe Drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, pasi i akuzoi se duan të mbyllin hetimet për bashkëpunimin kriminalo-politik për blerjen e votave në Dibër.

Në një deklaratë për gazetarët, Zoti Basha deklaroi:

“Guximi që kanë marrë për tu përpjekur për të mbyllur një çështje që e ka marrë vesh gjithë Europa përmes publikimeve në BILD,  tregon se dëshpërimi i Edi Ramës është i tillë sa ka vendosur të shtyjë edhe këto masha të pushtetit të tij siç është Arta Marku dhe Donika Prela drejt vetëflijimit sepse me veprimin që kanë ndërmarrë sot të dy janë penalisht të ndëshkueshme nga ligji. 

[Marku dhe Prela] kanë shpërdoruar detyrën me qëllim mbulimin e një vepre të rëndë kriminale siç është ngritja e një grupi të strukturuar kriminal me përfshirje të politikanëve më të lartë të PS-së, të kriminelëve më të rrezikshëm në Shqipëri, të drejtuesve të lartë të policisë dhe ministrisë për të vjedhur zgjedhjet në Dibër.  Prej këtij momenti duhet të ndiqen penalisht për shpërdorim detyre.”

Duek folur për dyshimet që opozita bëri sot publike për të shkuarën e dyshimtë të kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku, Zoti Basha tha:

“Agim Kajmaku është një person me precedent penal të hapur me drejtësinë greke.

Ky është një fakt i ditur nga Edi Rama, fakt i komunikuar atij nga partnerët ndërkombëtarë dhe ai zgjodhi prapë se prap të kandidojë një person me precedent penal në shkelje të ligjit të dekriminalizimit.”

Lulzim Basha deklaroi se denoncimet e fundit të opozitës për Valdrin Pjetrin dhe Agim Kajmakun vërtetojnë edhe njëherë se Rama po e mban pushtetin me kriminelë:

“Pyetja që shtrohet këtu është ‘edhe sa të tjerë nga këta kryebashkiakë janë me precedente penal?’

A nuk është kjo një provë tjetër dhe fundore se kriza e thëlle politike, ekonomike dhe kushtetuese në Shqipëri ka një burim: kriminalizimin e plotë të politikës me Edi Ramën në krye.”

Kreu i opozitës tha se Rama tashmë nuk përfaqëson askënd, as socialistët e ndershëm, por vetëm bandat kriminale. Basha premtoi se PD dhe opozita e bashkuar do të prezantojnë një plan të mirëorganizuar për të shkëputur ekonominë nga krimi dhe për t’ia rikthyer atë qytetarëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>