Kreu i opozitës Lulzim Basha mohoi të ketë marrëveshje me Kryeministrin Rama.
“Propagandë e lodhur dhe e vjetër. E para punës atë që e shpërndajnë kanë versione të ndryshme. Të njëjtën njerëz thonë në mëngjes thonë që ka marrëveshjë që Rama të bëhet President dhe Meta Kryeministër dhe pasdite thonë që Basha Kryeministër dhe Rama President”, tha ai në emisionin Opinion.
Basha theksoi se nuk ka ndryshim pa ndëshkuar “Ramën Veliajn, ministrat e tyre për çdo shkelje ligjiore. Rruga mund të mos jetë e shpejtë, por ky është zotimi im personal si kryetar i opozitës dhe nesër drejtues i ardhshëm”.