Plagosja në Kavajë, Basha e dënon si atentat kundër PD

Nga Exit News
Plagosja në Kavajë, Basha e dënon si atentat kundër PD

Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur pak minuta më parë në Kavajë, në vendin ku ndodhi plagosja e Bledar Okshtunit.

Basha është pritur nga mbështetësit e PD të cilët janë mbledhur para selisë së PD, duke protestuar me thirrje “Rama ik”. Ai tha se ngjarja është e rëndë dhe e cilësoi një atentat kundër PD.

“Sot Kavaja është përballur me një ngjarje të rëndë. Një atentat kundër Partisë Demokratike, kundër Aleancës për Ndryshim. Nga një kryeministër që e di se të dielën ai humb, Kavaja fiton dhe Shqipëria fiton. Një njeri që ka humbur çdo kufij njerëzor dhe që hesht ndërkohë që njerëzit e tij, me dhunën dhe aktet, e atentatit jo thjesht të një aktivisti tonit, por ndja demokracisë, tregojnë se këtij regjimi i ka ardhur fundi, kërkojnë t frikësojnë Kavajën, të frikësojnë PD, koalicionin për ndryshim, kërkojnë të na mbyllin gojën. Nuk i kemi frikë do të marrin përgjigjen e merituar me votë të dielën nga Kavaja”, tha Basha për mediat.

Presidenti Ilir Meta reagoi për ngjarjen në Kavajë, përmes zëdhënësit të tij Tedi Blushi.

Në njoftimin  e tij thuhet se Meta do të niset drejt ngjarjes, por momentalisht ndodhet në Elbasan në një iftar.

Të hënën rreth orës 19:00, në lagjen nr.4, në Kavajë një person i identifikuar nga policia si N.J hyri në zyrat e PD dhe plagosi Bledar Okshtunin.

LEXO  Media e huaj shkruan për vetëdorëzimin e Klement Balilit

Identitetin e tij e bëri me dije Grida Duma, e cila e cilësoi ngjarjen me prapavijë politike.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme